Kandidati për kryetarë të Komunës së Studeniçanit, prof. Fatmir Ejupi, nga koalicioni AAA-ASH u takua me Uğur İbrahim Altay – Kryetar i Unionit të Komunave të Botës Turke (TDBB) dhe njëherit kryetar aktual i Bashkisë Metropolitane të Konjas (Konya).
Në këtë takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit kulturor dhe ekonomik në të ardhmen mes dy komunave dhe Unionit të Komunave të Botës Turke (TDBB ).
Prof.Ejupi theksoi se ne jemi veçanarisht të interesuar për kurset e trajnimit profesional të Bashkisë Metropolitane Konya (KOMEK) të cilët veprojnë në Ballkan nga viti 2007 e të cilët ofrojnë kurse për veshje dhe orendi, artizanate tradicionale, kurse kaligrafie, teknologji informacioni etj ku me këto kurse synojmë të kontribuojmë në prodhimin dhe punësimin e njerëzve të rajonit të Karshiakës.