Kryeministri Zoran Zaev tha pasdite se subvencionet për duhanin janë siguruar dhe prodhuesit do t’i marrin ato pas përfundimit të kontrolleve administrative, por jo më vonë se dhjetë ditë, përcjell FLAKA.
Duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare, Zaev theksoi se Ministria e Bujqësisë duhet të kontrollojë të gjitha të dhënat para çdo pagese të mbështetjes.
“Dua ta dinë edhe bujqit, në pjesën e llogaritjeve dhe përgatitjeve për subvencionimin e subvencioneve, shumë shpesh MBPEU duhet të kontrollojë të gjitha të dhënat, nga numrat e ID në llogaritë, që të lëshojë para. Pas përfundimit të kontrollit, për jo më shumë se dhjetë ditë, do të paguhen paratë për duhanin. Paratë jën siguruar, janë në llogarinë e buxhetit, sapo të përfundohen procedurat administrative do të bëhet pagesa”, theksoi Kryeministri. FLAKA