ProCredit Banka dje shënoi një moment të rëndësishëm në angazhimin e saj për bankari të qëndrueshme me lancimin e **ProActive** – një platformë unike përmes së cilës, në bashkëpunim me klientët e saj, do të vazhdojë të krijojë ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm në shoqërinë dhe mjedisin.
Ngjarja, e cila u mbajt simbolikisht në gjelbërimin e **Leaf Café**, në shoqërinë e bashkëpunëtorëve të afërt dhe përfaqësuesve të medieve, banka prezantoi platformën e re përmes aktiviteteve interaktive në të cilat të gjithë të pranishmit patën mundësinë të ndanin objektivat sociale që u rëndësishme.
Atmosfera e përgjithshme përfaqësonte një prezantim të gjallë dhe përvojor të efektit që **ProCredit Banka** synon ta arrijë me këtë platformë, ku centralizohen të gjitha angazhimet e saj për ndikim pozitiv ekonomik, ekologjik dhe social, duke përmirësuar iniciativat ekzistuese.
Kohët e fundit, përmes motos jubilare **”Shembull i Përgjegjësisë”**, banka prezantoi angazhimet e saj të sistematizuara dhe ndikimin pozitiv që ka lënë në shoqërinë tonë – nga kreditimi me përgjegjësi, marrëdhëniet e drejta dhe transparente me klientët, mbështetja e bizneseve lokale dhe sipërmarrjes, promovimi i tranzicionit të gjelbër, si dhe investimet në zhvillimin personal dhe profesional të punonjësve të saj. Tani, me platformën e re, banka shkon një hap më përpara, duke përfshirë klientët e saj për të nxisur së bashku ndryshime të rëndësishme në shoqëri, me fokus në përfshirje, veprime klimatike dhe zhvillim ekonomik në komunitet.
Në ngjarje u prezantua llogaria e re **ProActive** me një kartë **biodegradabile**, produkti i parë dhe i vetëm bankar i këtij lloji në vend.
*”Me ProActive, ne nuk po lancojmë thjesht një produkt të ri, por po fillojmë një lëvizje të hapur për të gjithë ata që duan të përfshihen në formimin e një të ardhmeje më të mirë dhe që duan që vendimet e tyre financiare të përditshme të kenë një ndikim real dhe pozitiv, si për ta personalisht, ashtu edhe për komunitetin më të gjerë.
Jemi krenarë që jemi shembull dhe mbartës të praktikave të përgjegjshme dhe të qëndrueshme, me një përkushtim të fortë ndaj klientëve dhe komunitetit ku veprojmë. Me këtë platformë, ne fillojmë një erë të re në bankarinë me përgjegjësi, në partneritet me klientët tanë.”* – theksoi **Stevçe Kuzmanovski**, Anëtar i Bordit Drejtues të **ProCredit Bankës**.
Nga banka shpjegohet se çdo përdorues i llogarisë **ProActive** kontribon automatikisht në një fond për donacione, përmes të cilit do të mbështeten projekte për komunitetin, dhe anëtarët e platformës do të kenë të drejtë vote në zgjedhjen e tyre. Me këtë qasje inovative, banka jep një shembull se si bankaria e përditshme mund të shndërrohet në ndikim real drejt zhvillimit të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm.
Anëtarët e platformës **ProActive** do të kenë qasje në informacione rreth projekteve të fundit të qëndrueshme në të cilat investon banka, si dhe në përmbajtje ekskluzive edukative.
*”ProActive është vazhdimësi e vizionit që ProCredit Banka e ka vendosur që nga fillimi. Ajo është një mjet, por edhe një simbol – i përkushtimit tonë për të qenë edhe më të mirë, edhe më afër klientëve, edhe më të përgjegjshëm. Me këtë platformë, ne duam të lehtësojmë rrugën drejt iniciativave të qëndrueshme, të nxisim praktikat e mira dhe të krijojmë vlerë të qëndrueshme.
Përkushtimi ynë për punë të qëndrueshme nuk shihet vetëm në numra. Ai shihet në zgjedhjet e përditshme – ku investojmë, çfarë mbështetim, si sillemi ndaj komunitetit.”* – deklaroi **Dobrinka Stefanova Gjorgjieva**, Drejtore e Departamentit të Qëndrueshmërisë.
Përveç anës sociale të përgjegjshme të llogarisë **ProActive**, përdoruesit do të përfitojnë edhe shumë avantazhe të tjera ofruar nga **ProCredit Banka** dhe nga **karta biodegradabile e debitit Mastercard World**, e cila i shoqëron me hapjen e llogarisë.
Pas prezantimit të të gjitha mundësive që ofron iniciativa e re, ngjarja përfundoi me ndriçimin e një peme, simbol i platformës **ProActive**, ku të pranishmit varën objektivat e tyre për një të ardhme të qëndrueshme, duke simbolizuar fuqinë kolektive të komunitetit **ProActive**.
**Mësoni më shumë rreth llogarisë ProActive në lidhjen e mëposhtme:** [https://www.pcb.mk/proactive.nspx](https://www.pcb.mk/proactive.nspx)