ProCredit Bank, në kuadër të misionit të saj për të mbështetur bizneset vendore në komunitetin e biznesit, si pjesë e programit Youth in Business të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) krijoi zgjidhjen e re, ProBiz – një paketë që synon të mbështesë sipërmarrësit e rinj.
Programi Youth in Business i ndihmon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të zotëruara ose të menaxhuara nga sipërmarrës të rinj deri në 35 vjeç të kenë akses në njohuri, ekspertizë, financa dhe burime të tjera kyçe për të kapërcyer sfidat e tyre dhe për të realizuar potencialin e tyre. Qëllimi i programit është inkurajimi i rritjes, inovacionit dhe fuqizimit financiar, i cili do të ripërcaktojë peizazhin për bizneset e vogla dhe të mesme që janë shtytësit e zhvillimit ekonomik në vend.
“Paketa ProBiz është krijuar me kujdes për të përmbushur të gjitha nevojat dhe sfidat me të cilat përballen sipërmarrësit e rinj, duke ofruar mundësinë e financimit pa kolateral, si dhe përfitime të personalizueshme për të qenë në gjendje të përmbushin kërkesat specifike të çdo biznesi, qoftë ky një startup, një biznes në rritje, një biznes i pjekur ose një biznes familjar i trashëguar nga një brez i ri.
Përveç mbështetjes financiare, ne do t’u ofrojmë përdoruesve të ProBiz këshillim financiar, mundësi rrjetëzimi dhe trajnime dhe seminare të specializuara të fokusuara në ndërtimin e aftësive të biznesit. Ashtu si shërbimet tona të tjera, paketa ProBiz ofron banking komplet digjital për një përvojë financiare fleksibël dhe efikase”, tha Millan Damçevski, anëtar i Bordit të drejtorëve të ProCredit Bank.
Për sipërmarrësit e rinj, qasja në financa është thelbësore për të investuar në biznesin e tyre dhe për të arritur qëllimet e tyre të biznesit. Kredia ProBiz ofron akses më të lehtë në financim dhe është në dispozicion për personat juridikë me një përvojë biznesi minimale prej 15 muajsh, përfaqësuesi ligjor ose pronari i shumicës së të cilëve është nën 35 vjeç, për t’i dhënë brezit të ri mundësinë për të zhvilluar kapacitetet e tyre të biznesit dhe për të kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë.
Duke marrë parasysh sfidat me të cilat përballen sipërmarrësit e rinj, kreditë e ProBiz miratohen vetëm me kamatë, nuk kërkohet kolateral shtesë në formën e hipotekës. Qoftë nevoja për kapital qarkullues apo për investime, ProBiz mundëson kushte fleksibël shlyerjeje dhe periudha mospagimi.
“Programi Youth in Business është i pari i këtij lloji në Ballkanin Perëndimor dhe gjatë viteve të ardhshme synon të sigurojë 100 milionë euro për institucionet partnere financiare të BERZH-it për të financuar gjeneratën e ardhshme të bizneseve që përballen me barriera disproporcionale përsa i përket aksesit në financat dhe njohuritë praktike. Programi përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të fuqizuar sipërmarrësit e rinj, duke u mundësuar atyre të përparojnë dhe të nisin një rrugë që do të çojë në një të ardhme më gjithëpërfshirëse financiare dhe të begatë. Kemi kënaqësinë të përdorim financimin shumë të nevojshëm për sipërmarrësit e rinj në Maqedoninë e Veriut në partneritet me ProCredit Bank”, tha Peter Bielik, Kryebankier në Departamentin e institucioneve financiare për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore në BERZH.
“Rreth 33 për qind e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor zotërohen ose menaxhohen nga të rinj nën 35 vjeç. Me ndihmën e mbështetjes teknike ne ndihmojmë për të krijuar diçka që është afatgjatë dhe e qëndrueshme. Ne ofrojmë akses për konsulentët ndërkombëtarë që sjellin praktikat më të mira nga institucionet financiare, krijojnë modele unike, ndihmojnë në ngritjen e mekanizmave që përfitojnë drejtpërdrejt sipërmarrësit e rinj dhe i inkurajojnë ata të kenë sukses. Ne përdorim thelbin e asaj që bankat bëjnë, në mënyrë që ato të vazhdojnë t’i përdorin këto modele në një bazë të qëndrueshme.” – tha Mathilde D’Orgeval, Udhëheqëse e ekipit konsulent të IPC/CCX në programin e BERZH-it – Youth in Business në Ballkanin Perëndimor.
Mbështetja e të rinjve në sipërmarrje është çelësi për krijimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Sipërmarrësit e rinj kanë potencial për të krijuar vende pune dhe për të stimuluar zhvillimin ekonomik përmes inovacionit, konkurrencës dhe praktikave më të avancuara të biznesit.
Të gjitha informacionet për pakon ProBiz janë në dispozicion në ProCredit Bank – Paketa për ndërmarrës të rinj (pcb.mk)
Programi mbështetet nga Suedia përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim ndërkombëtar për yhvillim, Italia përmes Iniciativës së Evropës Qendrore dhe Luksemburgut përmes Fondit për bizneset të vegjël t; BERZH.


