ProCredit Bank AD Shkup prezanton linjën ere të kredisë AGRO, të zhvilluar nëbashkëpunim me Fondin Evropian përEvropën Juglindore (FEEJ). Përmes këtij programi, prodhuesit bujqësorë në të gjithë vendin kanë mundësinë për mbështetje financiare për investime që synojnë përmirësimin dhe modernizimin e prodhimit të tyre.
Linja e kredisë është e destinuar për blerjen e makinerive, pajisjeve, sistemeve të ujitjes, përmirësimeve të infrastrukturës së re, si dhe për mbështetjen e operacioneve aktuale dhe optimizimin e proceseve të prodhimit.
Qëllimi i programit është të mundësojë qasje më të lehtë në burimet financiare dhe të mbështesë zhvillimin e vazhdueshëm tësektorit bujqësor, në përputhje me nevojat reale të prodhuesve bujqësorë. Përveç kësaj, të gjithë klientët që aplikojnë dhe plotësojnë kushtet kanë mundësinë të përdorin një grant deri në 1.000 euro, si mbështetje tëpakthyeshme për investimin e tyre.
Linja e kredisë është e destinuar për fermerët, bujqit, si dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme bujqësore. Aplikimet janë të disponueshme në të gjitha degët e ProCredit Bank–ës në të gjithë vendin, si dhe përmes kanaleve digjitale të Bankës.
Me këtë iniciativë, ProCredit Bank vazhdon të ofrojë mbështetje financiare për zhvillimin e prodhimtarisë bujqësore dhe ekonomisëlokale, përmes zgjidhjeve praktike dhe të qëndrueshme.
Mësoni më shumë rreth kushteve të linjës së kredisë dhe aplikoni në: ProCredit Bank:ProCredit Bank – FEEJ linjë e kredisë AGRO


