Ne zgjedhjet parlamentare ne Kosove Levizja Vetëvendosje e dëshmoi dhe nxori një teori politike se bashkimi i partive politike në emër te interesave kombëtare, në emër të interesave madhore…, në fakt tregoi se pas bashkimeve fshihen interesa krejtësisht personale dhe grupore, interesa për t’i shpëtuar rrudhjeve partiake dhe demagogjive të trumpetuara-krejt në emër të popullit.
Vetëvendosja e Albin Kurtit e nxori mësimin nga zgjedhjet e kaluara, kur e formuan VLAN-in dhe pasojat e “bashkimit” i pamë të gjithë. Zgjedhjet në Kosovë dëshmuan se Albini me shokët hynë në zgjedhje me strategji dhe platformë të fuqishme dhe bindshëm (PAN-in me 16 parti të bashkuara dhe LDK-në me satelitat-parti) ua DELIGJITIMOI secilës veç e veç interesat e ngushta, bile-bile shumë të ngushta parciale.
Poashtu Lëvizja BESA e nxori mësimin nga pësimi i Vetëvendosjes në grupimin VLAN dhe tregoi maturi politike – kur “i madh e i vogël” u çuan në këmbë për të hyrë “turre e vrap” në qeveri – kur vuri parime politike para Zaevit dhe kërkoi marrëveshje të nënshkruar nga dy palët, që për 26 vite asnjë parti politike shqiptare participiente në qeveri nuk e kishte kërkuar. A po ndryshon mentaliteti dhe vetëdija politike? A ka filluar të “lexojë”drejt populli qëllimet e “derivuara” të partive politike të “përvëluara” për popull? Po, po! Kjo u dëshmua në zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni kur LEVIZJA BESA përgjysmoi BDI-në dhe ne zgjedhjet e fundit në Kosovë, kur VETËVENDOSJA i zhveshi shumë parti. Procesi vazhdon! PANTA REI!