Procesi i votimit në Komunën e Gostivarit vijon i qetë dhe nuk është paraqitur ndonjë parregullsi.
Në vendvotimin në shkollën “ Ismail Qemali” të drejtën e votimit e kanë 90021 persona, por deri në orën 13:15 minuta kanë votuar 200 prej tyre, megjithatë numri i votuesve vazhdon të rritet, pasi që edhe në këtë komunë fluksi pritet në pasdite.
Disa nga qytetarët dhanë mesazhet e tyre pasi votuan
“Votova sepse e kam obligim qytetar. I uroj suksese atij që do të fitojë, dhe kam mesazh për qytetarët, të mos zihen familjarët apo vëlla me vëlla, sepse kryetarët ndryshohen ndërsa qytetarët mbeten.
“ Po votova, shpresoj të dalin sa më shumë qytetarë, e kemi të drejtë dhe obligim në të njëjtën kohë, duhet të zgjedhim atë që është më e mira për ne nw 4 vjetët e ardhshme.
Almakos.com
Evi Shkopi