Në Bruksel dje filloi procesi historik i skriningut për aderim në Bashkimin Evropian. Skriningu filloi me Kapitullin 23 Gjyqësinë dhe të drejtat fundamentale.
Në Komisionin Evropian në Bruksel ka një delegacion 40 anëtarësh, i përbërë nga ekspertë nga institucionet relevante shtetërore që kanë kompetencë në këtë fushë, i udhëhequr nga kryenegociatori politik, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndërsa në përbërjen e tij janë edhe ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, negociatori kryesor teknik Bojan Mariçiq dhe ekspertë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
“Ky është një moment historik për vendin tonë, si dhe për mua nder i veçantë si negociator kryesor ta shënoj fillimin e procesit të Skriningut, si një etapë finale në përgatitje të negociatave për anëtarësim të plotë ne Bashkimin Evropian”, theksoi Osmani në fillim të fjalës së tij.
Sipas tij, orientimi evropian dhe euro- atlantik i vendit, tha ai, paraqet pikë unifikimi të shoqërisë sonë që nga vetë pavarësia, si dhe në procesin e përafrimit drejt Bashkimit Evropian, në mënyrë të pakthyeshme janë ndërtuar gjitha Qeveritë e mëparshme, duke i bartur interesat e vendit trashëgimtarëve të tyre, të cilët vazhdojnë nga ai vend ku paraardhësit e tyre ngecën.
Ai e përmendi edhe gjithëpërfshirjen më të gjerë në kuadër të këtij procesi, duke shprehur mirënjohjen deri tek administrata, sektori civil, ekspertët etj.
Osmani prezantoi tre traektorët me të cilët Qeveria, si dhe i gjithë shteti do të lëvizin në kuadër të procesit euro- integrues.
“Shteti paralelisht do t’i përkushtohet implementimit të Marrëveshjeve për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Greqinë, do ta mbajë momentumin reformues për përmbushjen e vërejtjeve dhe udhëzimeve të konkluzioneve të këshillave të qershorit, si dhe fuqishëm dhe pa kompromis të hyjë në përmbushjen e detyrimeve nga skriningu shpjegues, duke u përgatitur për të, në tre fushat paralelisht, për fillimin e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm”, theksoi Osmani, duke potencuar në momentin historik për vendim. “Shans që kjo gjeneratë nuk duhet ta lëshojë”, tha ai.
Këshilltari Shtetëror për Çështjet Evropiane dhe Shefi i Kabinetit të zëvendëskryeministrit Osmani, në një deklaratë për MIA-n, theksoi se po fillojmë një maratonë që do të zgjasë për një periudhë më të gjatë kohe, gjatësia e së cilës varet kryesisht nga ne dhe nga gatishmëria jonë për ndryshime dhe reforma të thella.
Ai sqaron se ky është një rishikim analitik i hollësishëm i legjislacionit evropian në të gjitha 33 kapitujt në të cilin është i grupuar i gjithë Acquis Communautaire (i tërë legjislacioni evropian, i cili përfshin aktet themeluese të BE-së, si dhe të gjitha rregulloret, direktivat, vendimet, praktika ligjore, por gjithashtu akte ndërkombëtare të miratuara nga BE brenda OKB-së, Këshilli i Evropës …).
“Shqyrtimi analitik për të gjitha 33 kapitujt do të zgjasë një vit, deri në shtatorin e ardhshëm, pasuar nga vazhdimi i skriningut dypalësh dhe përgatitja e raporteve të skriningut të përgatitura nga Komisioni Evropian dhe të miratuara nga shtetet anëtare të BE-së përmes një procedure”, tha Tilev për MIA-n.
Në këtë periudhë, gjithsej mbi një mijë ekspertë marrin pjesë në 33 sesione shpjeguese të rishqyrtimit analitik të legjislaturës evropiane, të cilat do të zgjasin gjithsej 70 ditë pune.
Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, në ditën e parë të skriningut përgatitor me BE-në porositi se Ministria mendon për rritje të mundshme të mjeteve për gjykatësit dhe gjyqësinë, por se në të njëjtën kohë ekziston problem me mjetet të pashfrytëzuara ekzistuese të dedikuara për gjykatat, lajmëroi korrespondentja e MIA-s në Bruksel.
Ky kapitull është ndër më të vështirët, nëse jo edhe më i vështiri, thotë ministrja.
Sipas metodologjisë së re negociuese të Bashkimit Evropian, kapitulli 23 së bashku me atë 24 për drejtësi dhe siguri, hapen të parët dhe të fundit mbyllen, duke i lënë mundësi BE-së që gjatë tërë procesit të kërkojë përpjekje shtesë nga vendi kandidat për anëtarësim.
Në këtë pjesë janë përfshirë reformat në gjyqësi, prokurori publike, mënyrat e menaxhimit me lëndët, përgjegjësia e gjykatësve dhe prokurorëve, këshilli gjyqësor, këshilli i prokurorëve publikë, lufta kundër korrupsionit, sqaron Deskoska.
Skriningu zgjat rreth një vit dhe zbatohet në bazë të programit të përgatitur nga ana e Komisionit. Pas skriningut të përfunduar në kapitullin përkatës, Këshilli vendos për fillimin e negociatave, me rekomandim të Komisionit.
Për dy muaj, gjatë nëntorit duhet të mbahet takimi i dytë, këtë herë kushtuar kapitullit 24 të quajtur “drejtësim liri dhe siguri”.
Sipas metodologjisë së re me BE-në, të vendosur pas valës së fundit të zgjerimit, të gjitha vendet e reja kandidate në mënyrë të obligueshme fillojnë me këto dy kapituj, kyçe për konsolidimin e sundimit të së drejtës të drejtave të njeriut dhe drejtësisë.
Maqedonia nga viti 2005 është kandidate për anëtarësim në BE.
Në vitin 2009, pas disa reformave të thelluara në sferat kyçe, e mori për herë të parë edhe rekomandimin e Komisionit Evropian, paralelisht dhe me regjimin e liberalizuar të vizave dhe që atëherë e këtej nëntë herë me radhë, përfundimisht edhe me këtë rekomandim në vitin 2018, KE-ja rekomandon që Maqedonia t’i fillojë negociatat inkuadruese, por shkaqe të njohura politike deri më tani kjo nuk ka ndodh.
Komisioni Evropian në raportin për vendin më 17 prill këtë vit rekomandoi që Maqedonia t’i fillojë rekomandimet me BE-në.
Këshilli Evropian më 26 qershor e mbështeti vendimin për hapje të kushtëzuar të bisedimeve me Maqedoninë, që duhet të fillojnë në qershor të vitit 2019. Kjo do të varet nga plotësimi i katër kushteve – zbatim i prioriteteve urgjente reformuese, zbatim i marrëveshjes për emrin, raporti pozitiv i Komisionit Evropian dhe vendimi i Këshillit të BE-së.
Nëse plotësohen kushtet, konferenca e parë ndërqeveritare do të fillonte para fundit të vitit.

