Prokuroria ngriti procedurë parahetimore për prokuroren speciale Katica Janeva. Vepron sipas kallëzimeve penale nga gjykatësi Vladimir Pançevski, për vendimin që Gjykata e Gjevgjelisë të miratojë urdhër për bastisje të shtëpisë së Pançevskit dhe Gjykatës. Ai pothuajse katër muaj më parë ngriti tre kallëzime penale të cilat prokuroria i ka bashkuar në një lëndë të vetme dhe në të cilën tashmë është duke u punuar. Megjithatë, nuk ka detaje se cilat masa janë ndërmarrë dhe a janë marrë në pyetje prokurorja speciale Katica Janeva dhe gjykatësja Zlata Popova nga Gjevgjelia e cila e ka miratuar urdhrin për bastisje tek Pançevski. Në tetor të vitit të kaluar PSP-ja konfiskoi kompjuterë dhe telefona celular nga ish-kryetari i Gjykatës Penale. Janeva dyshohet se ka kurdisur lëndë të tyre tek gjykatës për të cilët ka vlerësuar se janë të besueshëm dhe ka pasur qasje të drejtpërdrejtë në sistemin AKMIS për shpërndarje elektronike të rasteve.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Kthesë në hetime/ Ylli Shkalla nuk është autori i plagosjes dhe grabitjes së 25-vjeçares ukrainase në Greqi, gjurmët e gishtërinjve e përjashtojnë
- Policia e Maqedonisë me uniforma, këpucë e çizme të reja, MPB u bën thirrje kompanive të marrin pjesë në tender
- (VIDEO) Osmani: Unë nuk kam plan rezervë, Mexhiti ka
- (VIDEO) 7 vjeçarja vdes në spital, familja fajëson mjekët, drejtori thotë se ata vepruan sipas protokolleve
- Mirakovski: Situata me cilësinë e ajrit është normalizuar në Trubarevë të Shkupit, vlerat janë normale për mjedis urban
- 10 rregulla të rëndësishme për të mbrojtur hapësirën tënde
- EMRAT/ GJKKO shqyrton çështjen ndaj 6 të pandehurve për trafik dhe vrasje, mbrojtja kërkon pafajësi: Nuk ka prova
- Në listën e zezë amerikane, por jo edhe para drejtësisë maqedonase