Problemi i romëve pa dokumente në Maqedoni mbetet i pazgjidhur. Interesim për këtë çështje po tregon Misioni i OSBE-së, një raport i së cilës vlerëson se mund të ketë rreth 1500 romë pa regjistrim nga ana e shtetit. Nga ana tjetër Ministria për punë dhe politikë sociale thonë se tashmë ka filluar të punohet në këtë drejtim.
“Një grup punues i koordinuar nga Ministria për punë dhe politikë sociale filloi me aksionin në teren për regjistrimin e personave të paevidentuar në librin e regjistrimit së të lindurve. Në këtë aksion pavarësisht nga resorët e ministrisë dhe administratës së regjistrit së të lindurve janë të kyçur edhe organizata ndërkombëtare, organizata të pavarura rome, qendra informative rome dhe organizata Juristët e rinj”, tha Elmi Aziri, zëvendës ministër për punë dhe politikë sociale./tv21