Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e KPK-së për shkarkimin e prokurorit Hysen Keta, duke vendosur rikthimin e tij në detyrë.
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Përmetit, Hysni Keta kishte iniciuar në KPA një hetim ndaj anëtarëve të KPK-së që dhanë vendimin për shkakrkimin e tij. Ky hetim u mbyll për herë të dytë 1 ditë më parë më 16 mars.
Në seancën parardhëse më 22 shkurt kur Kolegji njoftoi se kishte vendosur të riçelte hetimin gjyqësor të mbyllur me parë, pas depozitimit të një gjetje nga ana e përfaqësueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, Elka Ermenkova.
Megjithëse KPA nuk bëri të njohura të dhëna rreth gjetjes së ONM-së, gjatë paraqitjes së qëndrimit të Ketës në seancën e të mërkurës u kuptua se bëhej fjalë për konstatime lidhur me të ardhurat e pretenduara nga subjekti si të përfituara nga avokatia gjatë periudhën 1994-1998, për të cilat nuk ka siguruar dokumente se janë paguar detyrimet tatimore.
Kujtojmë se Hysen Keta u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 25 korrik 2019, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të kostove reale të ndërtimit të dy shtëpive mbi një truall të trashëguar nga babai në Tiranë.
Vendimi i KPK-së u ankimua nga Keta dhe trupa Kolegjit e kryesuar nga Sokol Çomo me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama, vendosi ta kalojë çështjen në seancë publike me qëllim “konstatimin e drejtë të gjendjes faktike të çështjes, nëpërmjet përsëritjes së marrjes së provave të nevojshme”.



