Më 12.04.2026 rreth orës 22:00 pranë Vendkalimit Kufitar Bllacë e Poshtme, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Bllace arrestuan V.A. (72) nga Shkupi, për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kontrabandë emigrantësh” sipas nenit 418-b të Kodit Penal të RMV-së.
Në fakt, në automjetin e tij “Folksvagen Pasat” me targa të Shkupit u gjetën katër persona -emigrantë nga India. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.


