Themelimi i PPS, u prit me shumë entuziazëm dhe optimizëm nga opinion.
Shpresat se kjo prokurori do të hedh dritë mbi rastet e montuara, aferat korruptive dhe shumë krime të tjera, ishin të mëdha, veçanërisht në fillet e punës së saj.
E themeluar me 15 shtator, Prokuroria Speciale gjatë kësaj përiudhe ka hapur 20 raste dhe ka ngritur 3 akt akuza. Më 1 korrik përfundon e drejta e PPS për të hapur raste të reja, por jo edhe e drejta për të vazhduar procedurat për rastet e hapura.
Andaj, lind pyetja, sa kanë rezultuar të sakta këto pritshmëri të shoqërisë për punën e PPS?
Sipas ekspertit juridik, Naser Zyberi, vërtet kjo prokurori ngjalli shpresën në shoqëri se edhe në Maqedoni drejtësia do të vihet në vend, por qytetarët nuk menduan për pengesat që do të haste Specialja gjatë punën e saj.
“Këto pengesa të njëpasnjëshme e kanë zvetnuar dhe i kanë zvogluar rezultatet, duke e bërë jo efikase procedurën e ndritjes dhe të hetimit të aktpadive profesionale. Theksoj se mbetet bindja se edhe përkundër këtyre kushteve të rënda, të bllokadave dhe shantazheve, Prokuroria Speciale ka arritur me sukses të procesojë vepra të rëndësishme penale, në të cilat janë të përfshire ish pushtetar, ministra, deputet, kryetar komunash”- tha për Almakos, analisti Naser Zyberi.
E profesori Mersim Maksuti, thotë se Prokuroria Speciale ka bërë maksimumin e saj në rrethanat në të cilat ishte, pasi pushteti që iku, me tërë potencialin e tij i bënte obstruksione vetëm e vetëm për të sjellë dështimin e këtij organi të drejtësisë.
“Shpresa tjetër vjen me pushtetin e ri dhe faktin se ky i fundit ka të drejtë të ndërrojë Prokurorin e Përgjithshëm Publik, Marko Zvërlevski. Me këtë do të krijohen kushte të reja për hapjen dhe hetimin e rasteve kriminale, korruptive edhe nga vet prokuroria e rregullt, sepse do të kthehet besimi në sistemin e drejtësisë” – tha profesori universitar, Mersim Maksuti.
Nga data 1 korrik Prokuroria Speciale do të ketë të drejtë të vazhdojë hetimin e rasteve që ka hapur, por nuk ka më të drejtë të hap raste të reja.
Ndryshe, të hënën në mbrëmje Specialja ka vërshuar në Komunën e Çairit.
Sipas informacioneve specialja në Çair ka ndërhyrë në bazë të procedurës para-hetimore, të cilën po e udhëheq dhe që ka të bëj me ndërtimet pa leje. Ekipi i Katica Janevas ka qëndruar mbi 3 orë në hapësirat e Komunës së Çairit duke kërkuar kështu prova materiale mbi ndërtimet pa leje, kryesisht në këtë komunë.
/Almakos.com
Evi Shkopi