Xherdan Shaqiri u prezantua para tifozëve të Baselit të hënën mbrëma.
“Përshëndetje shikues, përshëndetje Bazel”, ishin fjalët e para të Shaqirit. Ai më tutje shtoi se klubi i Baselit ishte opsioni i tij i vetëm. “Vetëm Baseli dhe asnjë tjetër”, vazhdoi Shaqiri.
Ai ishte i kënaqur me pritjen e ngrohtë nga tifozët e Baselit.
“Pritja këtu ishte shumë e veçantë për mua. Mezi po pres të shoh të gjithë përsëri. Do të provoj të ndihmoj ekipin që nga dita e parë. Nuk jam më 20-vjeçar, por këmba ime e majtë është ende efektive. Kam mentalitetin e një fituesi. Ndeshja ime e fundit ishte ndaj Anglisë. Ende nuk jam në 100%, por do të provoj të ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem”, tha Shaqiri.