Nesër pritet pazar i madh mes BDI-së dhe VMRO-së për emërimin e prokurorëve të rinj dhe vendosjen në pozita të sigurta të prokurorëve që siç thotë gazetari i portalit “Svedok”, Sashe Dimovski, kanë punuar për pushtetin. Dimovski duke u thirrur në burime të besueshme brenda Këshillit të Prokurorëve, thotë se BDI ka kërkuar shpëtimin e Bajram Limanit, vrasësit të Komandant Shqiponjës, në këmbim për votën pro emërimit të Marko Zvërlevskit në postin e zëvendës prokurorit republikan ku do ta ketë pozitën e sigurt pa mundësi për shkarkim.
“Marko Zvërlevski ka kërkuar që lënda të referohet në Shkup dhe të kualifikohet si vrasje e çastit dhe kjo do të thotë rrethana lehtësuese për personin e përfshirë në vrasje respektivisht mundësi për ta liruar. Prokurorët lokal nga Kumanova dhe Shkupit gjoja se kanë kundërshtuar këtë gjë dhe Marko Zvërlevski i nervozuar e ka marrë lëndën dhe ka thënë se ai do të vendos për kualifikimin juridik. Me këtë lëndë Zvërlevski dëshiron ta fitojë besimin e anëtarëve shqiptar në Këshillin e Prokurorëve pasi pa ta nuk do të mund të sigurohet shumica”, ka deklaruar për SHENJA, Sashe Dimovski, portali “Svedok”.
Lënda veçmë është rikualifikuar disa ditë më parë, dhe ka ngelur vetëm akti final i shkarkim-emërimit të Zvërlevskit. Me këtë ka gjasa të mëdha që vrasësi i “Shqiponjës” të dalë nga gjykata duarzgjidhur dhe pa dënimin për vrasje me paramendim. Ky vendim vjen pas paralajmërimeve për shkarkimin e Zvërlevskit dhe vendosjen e Katica Janevës në vendin e tij.
“Poentat kryesore janë që Marko Z2vrlevski të japë dorëheqje në mënyrë që të emërohet si zëvendës prokuror republikan respektivisht të vijë në pozitë prej të cilës askush nuk do të mund ti bëjë asgjë pasi ishte e pritur se në momentin që do të formohej Qeveria atë do ta shkarkonin dhe kështu do të përjashtohej nga prokuroria tërësisht. Kjo është tentativa e fundit e përbashkët e VMRO DPMNE-së dhe BDI-së për ta shpëtuar kryeprokurorin duke e vendosur në një pozitë afatgjate”, ka shtuar ai.
Por, ekziston mundësia që Marko Zvërlevskit t’i ngritët padi penale dhe kjo do të luhaste pozitën e tij nga vendi i prokurorit republikan. Pazari mes BDI dhe VMRO përfshin edhe emërimin e një prokurori shqiptar, ish anëtar në Këshillin Gjyqësor, në prokurorinë e lartë.
Dimovski thotë se edhe Gordana Geshkovska, prokurorja e rastit “Monstra”, dhunës në Kuvend dhe shumë rasteve të ndjeshme për opinionin, dhe shumë prokurorë të tjerë që vlerëson se i kanë shërbyer pushtetit BDI-VMRO, do të sistemohen në vende që nuk do të preken nga Qeveria e re.
//www.dailymotion.com/embed/video/x5lfcq8″ width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
”Pritet finalizimi i pazarit mes BDI-së dhe… by tvshenjaofficial

