Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht, sot pasdite, gjatë natës dhe nesër priten reshje të përkohshme lokale shiu, të cilat në disa vende mund të jenë më intensive, mbi 15 litra për metër katror, me mundësi për bubullima të rralla.
Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore, me shpejtësi mbi 60 km/orë, ndërsa temperatura ditore nesër do të bjerë disa gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup, kah fundi i ditës dhe veçanërisht gjatë natës, priten reshje shiu, herë pas here intensive. Gjatë natës dhe nesër do të fryjë erë e përforcuar veriore.
Sipas DPHM-së, të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës priten përsëri reshje lokale.


