Një grup prej disa simpatizantëve në rrjetin social Facebook, kanë bërë thirrje për mbështetjen e Nikolla Gruevskit, duke protestuar para Gjykatës Themelore Shkupi 1.
“E gjithë Maqedonia është dëshmitare e padrejtësisë që bëhet ndaj ish-kryeministrit të Republikë së Maqedonisë Nikolla Gruevskit. Veprimet e shpejta me afate të shkurtuara kanë për qëllim vetëm burgosjen e Nikolla Gruevskit. Për këtë qëllim ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë më 07.11.2018 (e mërkurë) me fillim në orën 19:00 në protestë paqësore për drejtësi për Nikolla Gruevskin para Gjykatës Themelore Shkupi 1”, thuhet në thirrjen për protestë në Facebook.

