Lista Më mirë për Tetovën dënon ashpër veprimin e papërgjegjshëm të prerjes së drunjëve në rrugën Strasho Pinxhur!
Sakrifikimi i drunjëve shumëvjeçarë me arsyetim se ata dëmtojnë trotuaret dhe pengojnë rindërtimin e rrugëve tregon mungesën elementare të respketit ndaj trashigimisë së qytetit dhe ambientit, vlerëson kjo listë.
“E thërrasim Komunën e Tetovës dhe udhëheqësinë e saj që në afat sa më të shkurtër kohor të shpjegojë para qytetarëve procedurat që sollën deri tek ky veprim skandaloz dhe të mbajnë përgjegjësi për të njejtin!”, theksohet në reagim.