Sot në mengjes policia e Kumanoves me urdher te inspektoriatit të Komunës ka marrë një aksion për prishjen e një shtëpie në lagjen e Trimave në Kumanovë. Ky gjest ka prapavijë të dyshimtë dhe se ka revoltuar banorët e shumte, të cilët kanë tentuar te ndalojnë policinë.
“Asnjëherë më pare gjatë fushates zgjedhore nuk ka ndodh një gjë e tillë, kjo bëhet sipas gjitha gjasave për të krijuar frigë dhe presion ndaj votuesve shqiptare. Shtrohet pyetja a eshte kjo LSDM e bashkejeteses, a mundohet tju siguroje jete banoreve te Kumanoves duke tentuar te lë pa prag te shtëpise dhe pa kulm mbi kokë? Kjo le tju shërbej atyre shqiptarëve që votojnë LSDM dhe Zaevin ishte shprehja e një banori të revoltuar të lagjes se trimave”, ka shkruar një banorë i revoltuar.
Nga ana tjetër, nuk dihet se përse është ndërmarrë ky operacion për ndërtime pa leje.