Prindi i njërit nga viktimat e Koçanit, Tosho Antov ka komentuar, veprimin e kryeministrit Hristijan Mickovski, i cili ka ndezur qiri tek varrezat e personave që ndërruan jetë në tragjedinë e Koçanit.
Ai e ka vlerësuar si tepër njerëzor gjestin e kryeministrit. Ndërsa ka kërkuar nga të tjerët të mos e keqpërdorin këtë tragjedi për pikë politike!
„Mësova se sot kryeministri ka qenë në varrezat në Koçan dhe ka ndezur një qiri në varret e engjëjve tanë. Vetëm një gjest i qetë dhe i denjë.
Për ne prindërit, çdo njeri që qëndron me respekt para dhimbjes që e mbajmë, mbi të gjitha është njeri. Sot edhe kryeministrin ashtu e përjetova – si njeri.
Ju lutem, mos e keqpërdorni këtë dhimbje për politikë dhe pikë ditore. Dhimbja është e jona, ndërsa gjesti ishte njerëzor. Kjo është e mjaftueshme”, ka shkruar Tosho Antov, prind i njërës nga viktimat, që shkaktoi zjarri në diskotekën “Puls” në Koçan.