Rreth orës 13, Prilepin e kaploi mot i ligë me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Moti i këtillë ka zgjatur 40 minuta dhe sipas autoriteteve kompetente, kanë rënë rreth 40-50 litra të reshura shiu për metër katror. Sipas kryetarit të Prilepit, Ilija Jovanovski, në 15 lokacione në qytet, rrjeti i kanalizimit është bllokuar, është paraqitur se janë përmbytur 5 shtëpi dhe se një rrufë ka goditur një shtyllë elektrike. Është shkaktuar edhe dëm material, por nuk ka të lënduar. Sipas kryetarit, në terren kanë dalë ekipet e dy ndërmarrjeve komunale “Komunalec” dhe “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, bashkë me dy kompani private, të cilat me makineritë e tyre i kanë pastruar të gjitha rrugët. Nga këto ndërmarrje u bëjnë thirrje qytetarëve, që nëse kanë pasur ndonjë lloj dëmi, ta paraqesin që ekipet të mund të intervenojnë.
Data 27.03.2026
Aktuale
- Ali Ahmeti, zhvilloi takim me kryetarët e emëruar të degëve të BDI-së
- Borë në Kodrën e Diellit, komunikacioni zhvillohet pa pengesa
- Halil Snopçe tregon për raportet ASH-BDI në komunën e Gostivarit
- A i njeh miqtë e Taravarit në Akademinë e Shkencave të Beogradit? Përgjigjet Snopçe
- A më lehtë shkrirja e partisë në BDI apo rikonstruimi i ASH-së? Ja çfarë thotë Snopçe
- Saliu – Ademit: 22 vjet ishit në pushtet, pse nuk e ngritët zërin për shqipen?
- Snopçe: ASH u goditë nga të gjitha anët, Taravari edhe një mandat në krye të partisë
- Vetting: Tokë ‘falas’ dhe miliona mbi të?! KLSH zbulon skemën me shkelje në Borsh, përfshihet familja e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala

