16 March
Gjimnazi i Prilepit “ Mirce Acev” është përfshirë në protesta. Ndërsa një pjesë e nxënësve të nxitur nga drejtori i shkollës Kiril Nikollovski i janë bashkuar nismës së protestuesve kundër platformës shqiptare, një pjesë tjetër të mbështetur nga prindërit kanë protestuar kundër politizimit të nxënësve nga drejtori i shkollës.
Në këtë video të siguruar nga portali Nova tv, shihen grupe nxënësish për të cilët thuhet se janë nga një shkollë tjetër e mesme, të cilët kanë hyrë në gjimnazin e Prilepit dhe iu kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre të dalin në protesta.
Ne prindërit jemi mbledhur këtu të brengosur mbi ngjarjet e fundit në gjimnaz, të thirrura nga ana e drejtorit të shkollës Kiro Nikollovski, i cili iu ka mbajtur fëmijëve fjalim politik dhe i ka thirrur me dhunë që të dalin në protestë. Kërkojmë përgjegjësinë e tij dhe i parashtrojmë kërkesë të mos thërret këshillin e prindërve dhe të na shpjegojë se cilat janë arsyet se pse i ka thirr fëmijët në protestë. Shpresojmë se do na del në ndihmë dhe se do I lëshojë fëmijët që të mësojnë – tha Ilija Markoski, prind.
Fëmijët tregojnë se nuk mbajnë mësim komplet, lirohen nga profesorët të cilët publikisht ju tregojnë se do të shkojnë në protestë dhe I thërrasin, Gjimnai ishte krenari për nxënësit paraardhës, është turp që një drejtor t’i thërret të dalin në protestë dhe të iu mbajë fjalime politike. Prilepi dhe drejtori tregoi se punëtorët nuk zgjidhen në bazë të kualitetit por nga ana e shtabeve të VMRO-DPMNE-së – tha Martin Andonoski, prind.
Nga ana tjetër reagime të ashpra kanë ardhur edhe nga sektori joqeveritar. Organizata Civil fajësoi partinë e Gruevskit për politizimin e protestave, ndërkaq u bëri thirrje kompetentëve që të ndërmarrin masa për të mos lejuar skandale të tilla.
Bëhet fjalë për një shkelje flagrante të të drejtave të fëmijëve dhe të miturve dhe këto gjëra duhet të adresohen përmes ligjit dhe përmes organeve përkatëse. Civili gjithmonë bën thirrje deri të organet kompetente që të fillojnë të bëjnë punën e tyre si duhet dhe të adresojnë dhunën dhe urrejtjen në shoqëri. Pa mos bërë organet kompetente diçka konkrete, shoqëria nuk mundet t’i adresojë këto çështje vetë – tha Petrit Saracini, Civil.
Edhe organizata Transparencë International në Maqedoni përmes një kumtese kërkoi nga institucionet të shqyrtojnë rastin në përputhje me kompetencat e tyre. Reagime pati edhe nga zyra e Avokatit të Popullit, nga ku thanë se kanë iniciuar procedurë me kërkesë të prindërve.
Nga ministria e Arsimit thanë se gjatë ditës së sotme do të realizojnë takim me Inspektoratin e tyre, për të shqyrtuar sanksionet që duhet të ndërmerren në këtë rast.
Unë sot kam takim edhe me inspektoratin e Arsimit dhe sigurisht do të kërkojë edhe me shkrim nga ana e tyre që të bëjnë vlerësimin dhe të inspektojnë shkollën në fjalë përkatësisht edhe drejtorin dhe sigurisht do të ndërmarrin edhe masa disiplinore – deklaroi ministri i Arsimit, Pishtar Lutfiu.
Ministria e Arsimit nuk ka informacione nëse edhe në ndonjë shkollë tjetër të vendit, kryhen presione për daljen e nxënësve në protesta. Gjatë një prononcimi Drejtori i gjimnazit të Prilepit hodhi poshtë pohimet për nxitjen e protestave brenda shkollës.
Vjollca Aliti