Raporti monitorues i “Ombudsmanit midis qytetarëve dhe
institucioneve” sot do të prezentohet në Strumicë në organizim të OJQ Infoqendrës dhe Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut të Republikës së Maqedonisë.
Në ngjarje do të prezantohen edhe konstatimet prej monitorimit të punës së Avokatit të Popullit dhe prej fokus-grupeve të organizuara me gazetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile nga Strumica, Shtipi, Manastiri, Tetova dhe Shkupi.
Në prezentim do të flasin edhe Avokati i Popullit, Ixhet Mehmeti, zëvendësi i Avokatit të Popullit në Zyrën rajonale të Strumicës, Sllavço Timov, drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejta të njeriut, Urania Pirovska, drejtoresha ekzekutive e OJQ Infoqendra Biljana Bejkova dhe gazetarja, Gordana Duvnjak.
Në kuadër të prezentimit do të ketë edhe diskutim: A i mbron dhe si i mbron Ombudsmani qytetarët dhe të drejtat e tyre para institucioneve shtetërore?, Nëse qytetarët e njohin Ombudsmanin si mbrojtës të tyre?, Nëse institucionet shtetërore veprojnë sipas sugjerimeve të Ombudsmanit: dhe A ka Ombudsmani reputacion të institucionit të fuqishëm, autoritar dhe të pavarur në opinion?
Ngjarja realizohet në kuadër të projektit “Monitorimi qytetar i avokatit të popullit”, mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Pula apo veza? Zbulimi që ndryshon gjithçka për origjinën e jetës
- Incident Spitalin e Prilepit! Sherr mes dy grupeve, të shtëna me armë, policia arreston 13 persona
- (VIDEO) Mickoski: BDI po luan me kartën e nacionalizmit
- GJKKO lë në burg Ilir Metën, avokati Cakrani: Ne do të vijojmë betejën
- (VIDEO) Levica mohon se ka bashkëpunim me BDI-në
- Gjyqtarja Irena Gjoka kërkoi dorëheqjen nga çështja Meta, por kreu i GJKKO-së refuzon
- Qeveria me demant: LSDM përsëri përhap gënjeshtra, pagesa për 400 zjarrfikës është në proces
- U sulmua nga Rama, ILD vendos për Elsa Gjelin: Nuk konstatohen elementë që krijojnë dyshim për fillimin e hetimit disiplinor