Prezente dallimet dhe mungesa e komunikimit midis bashkësive ndëretnike, në Maqedoni
Akoma janë evidente dallimet dhe mungesa e komunikimit midis bashkësive ndëretnike në shoqërinë tonë. Është e qartë tendenca për struktura një etnike, jo vetëm tek partive politike, por edhe te pjesa e qytetarëv, të cilat si synim kanë interesat e tyre të ngushta, u tha në prezantimin e studimit hulumtues shumetnik për sipërmarrësi rinore, njofton Almakos.
Nga zëvendësdrejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve u tha se situata është shqetësuese e përfaqësimit të të rinjve, të komuniteteve të ndryshme, në sektorin publik.
“Tendenca e të rinjve që të punësohen në sektorin publik është për moment gjendje kritike dhe negative në shoqërinë tonë dhe është veçanërisht i theksuar te bashkësitë etnike nën 20 për qind, deklaroi Xhelal Hoxhiq, zëvendësdrejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve.
Hoxhiq shtoi se të nevojshme janë zgjidhje sistematike dhe zgjidhje të këtyre problemeve. Ku masat për vetëpunësim duhet në mënyrë shtesë të promovohen te komunitetet nën 20 për qind për shumë arsye, por edhe të gjinden mekanizma që të motivohen dhe përfshihen pjesëtarët e të gjitha komuniteteve”, deklaroi Hoxhiq, në forumin “Masa për nxitjen e sipërmarrësisë te grupet etnike të joshumicës”, në organizim të fondacionit “Servisi i sipërmarrësve për të rinj” dhe Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve. Theksoi se të gjitha problemet, të cilat shoqëria e Maqedonisë i ka janë më të shtuara te pjesëtarët e komuniteteve dhe kështu në të gjitha sferat.
“Një pjesë e madhe e të rinjve mendojnë të zhvendosen. Ky është problem i madh që e ngarkon shoqërinë e Maqedonisë, por është problem shtesë i shtuar te pjesëtarët e komuniteteve”, deklaroi Hoxhiq.
Në kuadër të projektit është zbatuar studim multietnik hulumtues për sipërmarrësi të të rinjve, me të cilin janë përfshirë 115 sipërmarrës të rinj të moshës deri në 35 vjet. Hulumtimi tregon se 61,2 për qind e të anketuarve kanë përvojë me bashkëpunim me sipërmarrës nga bashkësia etnike ndryshe nga ai prej ku e kanë prejardhjen, ndërsa 95 për qind e tyre këtë përvojë e vlerësojnë si pozitiv. Hulumtimi tregon njëtrajtshmëri të qëndrimeve për besimin e ndërsjellë gjatë vendosjes së biznes partneritetit, si dhe për kredi afatshkurtër financiare.
Sipas Aleksandar Filipovski nga “Servisi i sipërmarrësve për të rinj”, probleme më të shpeshta te sipërmarrësit e grupeve etnike të joshumicës janë qasja deri te resurset edhe atë që prodhimet ose shërbimet e tyre dedikohen për grup të njëjtë ose të ngjashëm kulturor.
Projekti në fjalë ka patur për qëllim t’i mobilizojë sipërmarrësit e rinj dhe OJQ-të përkatëse rreth temës mbi sipërmarrësinë rinore si një platform neutral për përparimin e marrëdhënieve ndëretnike në shoqëri. Për një qëllim të tillë janë shfrytëzuar kapaciteti dhe potenciali i rrjetit të OJQ-të rinore (Rrjeti për përkrahjene të rinjve sipërmarrëse) me mbi 40 OJQ-të nga I gjithë rajoni dhe bashkësitë etnike në vend. Në konsultim m errethin e ngushtë, si me anëtarët e rrjetit dhe njësitë e zgjedhura të vetqeverisjes lokale sin ë Probishtip, Kumanovë, Staro Nagorçin , Gazi Babë, Kisela Vodë, Çashkë, Aerodrom dhe Tearcë. Qëllimi kryesor I projektit që të kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë dhe stabilitetit shumë kulturor, në Maqedoni.
Delvina Kërluku
Almakos.com