Programi “Atletë të rinj” është program inovativ sportiv-argëtues dedikuar për fëmijë me dhe pa aftësi të kufizuara intelektuale në moshë prej 2 deri 9 vjet, fokusi i të cilëve është zhvillimi i aftësive motorike përmes sportit dhe aftësive sociale dhe kognitive, përmes lojës dhe argëtimit, shkruajnë mediat në vend.
Ky program “Olimpiada Speciale e Maqedonisë” tashmë dy vjet e zbaton me disa grupe fëmijësh, dhe tani ka për qëllim ta kyç edhe në shkolla inkluzive në vend.
Programi “Atletët e rinj” zbatohet me mbështetje të Bashkimit Evropian dhe UNICEF-it përmes projekteve rajonale, i cili është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i bashkëfinancuar nga ana e UNICEF-it “Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe avancimi i inkluzionit social të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”./Almakos/