24 vite në eterin e Republikës së Maqedonisë, me shumë sukses, me përmirsim dhe përparim të vazhdueshëm emetohet sinjali I Radio Vatit. Radio Vati është radio private, e pavarur, urbane e cila emeton program në gjuhën shqipe dhe medialisht e mbulon regjionin e qytetit të Shkupit. Radhitet në mesin e radiove të para private në Shkup dhe Maqedoni, e themeluar më 14 prill 1994. Radio Vati shumë shpejt e tejkaloi konkurencën dhe me punën e saj profesionale arriti të bëhet një nga radiot më të preferuara në regjion.
Sipas disa hulumtimeve të institucioneve të ndryshme, Radio Vati vetëm në Shkup ka afër 85 000 dëgjues në ditë, kurse bashkë me qytetet tjera numri I dëgjuesve në nivel ditor arrin numrin 120 000 dëgjues. Nëse këtë dëgjueshmëri e paraqesim me përqindje, atëherë kap 15 – 20 % nga e gjithe popullata në regjion. Radio Vati emeton program 24 orësh me informacione dhe emisione të cilat e plotësojnë shijen e cdo kategori dëgjuesish. Pjesa informative i mbulon të gjitha sferat e jetesës: lajme, ekonomi, politikë, sociale, kulturë, zbavitje, teknologji, automobilizëm, sport dhe të tjera. Ne në Radio Vat prioritet kemi përparimin e të drejtave të njeriut, e jo politikën diskriminuese , si dhe identifikimin e problemeve dhe nevojave të qytetarëve. Andaj edhe shoqëria multietnike dhe multikulturore në Maqedoni ofrojnë mundësi për zhvillim të punës me një vëmendje të posacme të zgjidhjes së tensioneve ndëretnike.
Politika redaktuese e Radio Vatit me shumë vëmendje I përcjell edhe ngjarjet në sferën e ruajtjes së ambientit jetësor, trashëgimisë kulturore të Maqedonisë, I promovon dhe I mbron të drejtat e fëmijëve, të drejtat e grave dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi. Gjithashtu, pjesë përbërëse e programeve tona janë të orientuara drejt ngritjes së vetëdijes së qytetarëve, por edhe në promovimin e arsimimit të qytetarëve si parakusht për demokraci.Duke u nisur nga kjo e lartëpërmendura ne në Radio Vat një vëmendje të posaçme ia kushtojmë përbërjes së skemës programore, me qëllim që ti kënaqim kërkesat e dëgjuesve tanë.
Publiku I Radio Vatit thuajse është I njëjtë në bazën gjinore, sa meshkuj aq dëgjuese femra, pjesa më e madhe e tyre me moshë mbi 20 vjet. Kjo flet për përcaktimin tonë që të jemi radio për të gjithë, të jemi relevantë dhe medium I besës, thjesht të jemi zëri I popullit,dhe mu për këtë qëllim dëshirat dhe kërkesat e dëgjuesve tanë gjithmonë shëndrohen në emisione të cilat janë në interes të posaçëm për to. Jemi të sigurt që në këtë mënyrë të gjithë dëgjuesve tanë u ofrojmë informacione të cilat tërësisht janë të dobishme për to dhe bizneset e tyre.
Stafi I Radio Vatit është I përbërë nga 2 teknik të cilët përkujdesen për muzikën,2 gazetar të cilët përgaditin lajmet dhe informacionet të cilat transmetohen në eter 4 Udhheqës të programeve të ditës të cilët me zërin e tyre sharmant plasojn informacionet më të reja të vendit dhe rajonit dhe 3 Agjent të marketingut të cilët punojn për të egzistuar Radioja .E gjith kjo përvoj dhe I gjith ky staff punon për të mbajtur sa më afër veshit valët 88.4 Kohëve të fundit Radio vati transmetohet edhe nëpërmjet internetit ku të gjith ata persona që gjenden jasht shkupit dhe jasht Maqedonis mund të ndjekin programin tonë ku do që të gjenden në botë.