Instituti për Media dhe Analitikë IMA organizoi sot panelin e diskutimit: “Liria e mediave përballë presionit dhe propagandës politike, dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes: Si të veprohet?”. Panelistë në këtë ngjarje ishin Mladen Çadikovski – kryetar i ZNM-së, Dragan Antonovski – drejtor i MPB-së, Arta Tahiri – redaktore e lajmeve në TV Alsat dhe Atanas Kirovski – gazetar, ish kryeredaktor i TV Telma dhe korrespondent i BBC-së dhe mediave. Në diskutimet e tyre morën pjesë edhe redaktorë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në fushën e medias.
Në prezantimet e tyre, panelistët analizuan gjetjet e Indeksit të Lirisë së Medias së Reporterëve pa Kufij për vitin 2023 të publikuar së fundmi, në të cilin Maqedonia e Veriut renditet e 38-ta, më e mira në 15 vitet e fundit. Ndonëse vlerësojnë se gjendja është më e mirë se koha e “shtetit të robëruar” dhe qeverisjes së Nikolla Gruevskit, më shumë i lokalizojnë dobësitë dhe sfidat e rëndësishme për lirinë e mediave në vend./Lajmi i plotë.