Osmani theksoi shpresë se mbështetja e deritanishme nga ana e Britanisë së Madhe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të vazhdojë edhe në të ardhmen, proces i cili është në drejtim të përforcimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajon
Shkup, 27 prill – Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mbajti takim me Fiona Mekiluam, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme Britanike, në të cilin ka shprehur pritje të lart prej Samitit të ardhshëm për BP në Londër në kudër të Procesit të Berlinit.
Siç njoftoi SÇE, Osmani fillimisht theksoi falënderim për mbështetjen e Britanisë së Madhe lidhur me rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, edhe përkrah largimit të tyre nga Bashkimi Evropian, si garanci për siguri, stabilitet, demokraci dhe sundimit të ligjit në Evropë në përgjithësi, dhe përshëndeti qëndrimin e tyre të shprehur publikisht se Maqedonia duhet sa më shpejtë t’i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në këtë drejtim Osmani theksoi shpresë se mbështetja e deritanishme nga ana e Britanisë së Madhe për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO do të vazhdojë edhe në të ardhmen, proces i cili është në drejtim të përforcimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Gjatë bisedës, Osmani iu referua edhe Raportit pozitiv të KE-së për gjendjen dhe progresin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së e cila tregoi se Republika e Maqedonisë me sukses i adresoi prioritetet urgjente, dhe se është tejkaluar kriza politike, dhe se vendi është kthyer në binaret normale demokratike. Osmani theksoi, së bashku me rekomandimin e pastër për fillimin e negociatave, paraqet nxitje për shtetin të mbetet e fokusuar në reformat dhe e përkushtuar agjendës euro- atlantike.
“Procesi i Berlinit paraqet njërin nga komponentët më të rëndësishëm për ndërlidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që, sërish paraqet bazë solide për avancimin e bashkëpunimit rajonal”, theksoi Osmani.
Në këtë kontekst ai sërish theksoi edhe pritje të larta në prag të Samitit për Ballkanin Perëndimor në Londër, gjatë kohës së Kryesimit të Austrisë, ku potencoi se pret që e njëjta të kontribuojë në avancimin e procesit të zgjerimit deri në fund të vitit 2018, por edhe të jetë një konfirmim i përkushtimit i përmbushjes së reformave në vendet e Ballkanit Perëndimor.