Presidentja dhe komandantja supreme e Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska-Davkova, e shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Maqedonisë së Veriut(ARM), gjeneral-major Sashko Lafçiski, tradicionalisht në ditën e parë të Vitit të Ri do të vizitojë pjesëtarët e Armatës.
Siljanovska-Davkova dhe Lafçiski do të vizitojnë kazermën “Aleksë Demnievski Bauman” në Veles.
Në kuadër të vizitës, siç është paralajmëruar, presidentja Siljanovska do të inspektojë një pjesë të kapaciteteve të Komandës për Trajnim dhe Doktrina (KTD) të vendosura në kazermë dhe do të vizitojë ushtarët profesionistë të sapopranuar, të cilët po realizojnë stërvitjen bazë ushtarake në këtë komandë, pas së cilës do të marrë pjesë në drekën e përbashkët.


