Presidentja Gordana Siljanovska Davkova prej sot po qëndron për vizitë dyditore zyrtare në Mal të Zi.
Siljanovska Davkova, sot në Cetinë, me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake do të pritet nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, pas çka do të vijojë takim tet-a-tet mes dy presidentëve, si dhe takim plenar i delegacioneve të të dyja shteteve.
Siljanovska Davkova dhe Millatoviq do të mbjellin drurin e miqësisë në oborrin e rezidencës së presidentit të Malit të Zi.
Është paraparë që presidentja Siljanovska Davkova në Podgoricë të realizojë takim me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq.
Sipas agjendës, nesër, presidentja Siljanovska Davkova në Podgoricë do të realizojë takim me kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, Millojko Spajiq.
Në kuadër të vizitës zyrtare, Siljanovska Davkova do të mbajë ligjëratë në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Malit të Zi, në temën “Maratona demokratike dhe e integrimeve evropiane në Ballkanin Perëndimor”.