Presidentja Vjosa Osmani pas ndeshjes Kosovë-Turqi tha se Dardanët bashkuan një komb të tërë, në Kosovë, Shqipëri e kudo që ka shqiptarë.
“Dardanët e zemrave tona!
Më afër Botërorit se kurrë, por me sukses që mbetet i gdhendur në faqet e historisë gjithsesi.
Ajo që na dhanë sonte është më e madhe se një fitore: na dhanë krenari dhe emocion pa fund, por mbi të gjitha, bashkuan një komb të tërë, në Kosovë, Shqipëri e kudo që ka shqiptarë!
Sonte zemrat tona rrahën si një.
Përgjithmonë me ju Dardanë!”, shkroi presidentja Osmani.


