Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, takoi ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, raporton Anadolu.
Pritja e presidentit Erdoğan për kryediplomatin rus Lavrov u mbajt me dyer të mbyllura për mediat në kompleksin presidencial në Ankara.
Në takim të pranishëm ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve pranë Presidencës së Türkiyes, Fahrettin Altun dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Akif Çağatay Kılıç.