Presidenti i Republikës Stevo Pendarovski sot qëndroi në Saraj, me ç’rast vizitoi kompaninë Tiamo, njofton derveni.mk. Presidenti u prit nga menaxhmenti i kompanisë, të cilët e njoftuan për procesin e punës në këtë fabrikë, si dhe për planet zhvillimore të kompanisë si një nga më të suksesshmet në vendin tonë.
”Vizitë në Tiamo në Saraj. Njerëzit e parë të kompanisë #BallëpërBallë më njohën me punën aktuale, planet për investimet e mëtejshme dhe zgjerimin e prodhimtarisë, si dhe planet për zgjerim të plasmanit të prodhimeve në vendet e rajonit” , shkruan në faqen e tij në facebook Presidenti Pendarovaki.