Presidenti Stevo Pendarovski, sot realizoi takim pune me gjeneralët e Armatës në pension të Republikës së Maqedonisë të Veriut, mem ç’rast potencoi se vendi, sikur vend anëtar i NATO-s, e ndërmerr përgjegjësinë që të kontribuojë në sistemin kolektiv të sigurisë, ku armata jonë do të jetë e barabartë dhe kompatibile me armatat aleate nga vendet e tjera anëtare të Aleancës, duke kontribuar në sigurinë globale, kumtuan nga kabineti i presidentit Pendarovski.
Presidenti dhe komandanti Suprem i Armatës, duke iu falënderuar gjeneralëve në pension për, siç tha ai, përkushtimin dhe kontributin vetëmohues në ndërtimin e Armatës, theksoi se ata edhe më tej duhet të vazhdojnë të kontribuojnë dhe shteti të përdorë njohuritë dhe përvojën e tyre në reformat e mëtutjeshme, trajnimin e personelit të ri dhe përgatitjen e projekteve të reja ligjore në interes të armatës dhe shtetit.
Presidenti theksoi se do vazhdoj të përkrahë reformat në mbrojtje dhe zhvillimin e armatës profesionale dhe moderne dhe u shpreh se angazhohet për përmirësimin e standardit jetësorë dhe profesionale të pjesëtarëve të armatës, si dhe ngritjen e buxhetit të mbrojtjes në dy për qind nga BPV-së në përputhje me kriteret e NATO-s.
Gjeneralët e pensionuar shprehen kënaqësi dhe falënderim deri tek presidenti për organizimin e këtij takimi dhe shprehen gatishmërinë e tyre për përfshirje në proceset dhe sfidat e ardhshme.



