Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Erdoğan, filloi takimet dypalëshe pas hapjes së Forumit Diplomatik në Antalya (ADF) i cili mbahet në Qendrën e Kongreseve NEST dhe në të cilin Anadolu Agency (AA) është partneri global i komunikimit.
Në hotelin ku është akomoduar, Erdoğan priti fillimisht kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat dhe zgjati 1 orë.
Në takim të pranishëm ishin edhe zv.presidenti i Turqisë Fuat Oktay, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, zëdhënësi presidencial, İbrahim Kalın dhe zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik.