Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë ditës së nesërme në kryeqytetin turk Ankara do të takohet me homologun e tij gjerman, Frank-Walter Steinmeier, raporton Anadolu.
Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve në presidencën turke, Fahrettin Altun, në rrjetet sociale njoftoi se diskutimet do të fokusohen në bashkëpunimin mbi industrinë e mbrojtjes, me marrëdhëniet turko-gjermane që do të trajtohen në të gjitha aspektet e saj.
Altun theksoi se në agjendë do të jetë edhe situata e komunitetit turk në Gjermani.
Ai tha se bisedimet pritet të përfshijnë edhe një shkëmbim pikëpamjesh për marrëdhëniet midis Türkiyes dhe Bashkimit Evropian (BE), si dhe çështjet aktuale rajonale.
“Ne besojmë se marrëdhëniet e gjata dhe të rrënjosura dypalëshe midis Türkiyes dhe Gjermanisë do të forcohen më tej përmes kësaj vizite”, shkroi Altun në X.