Deputeti i Lëvizjes për të Drejtat dhe Demokracinë e Turqve të RMV, Salih Murat, pjesë e koalicionit AKI, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan. Në këtë komunikim të ngrohtë dhe domethënës, presidenti turk ka shprehur vlerësimin e tij për angazhimin e deputetit si në Kuvend, ashtu edhe në terren, duke theksuar se e ndjek me vëmendje aktivitetin e tij politik.
Deputeti Murat theksoi se kjo bisedë dëshmon për miqësinë e fortë mes tyre dhe të mbështetjes së vazhdueshme që Turqia u ofron qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në përgjithësi.
Shkrimi i plotë i Murat:
Popull i nderuar,
Pak më parë mora një telefonatë nga miku im i çmuar, Presidenti i nderuar i kombit të madh turk, z. Recep Tayyip Erdoğan. Kjo bisedë domethënëse më gëzoi thellësisht.
Të mësoja se ai e ndjek nga afër punën time si deputet, si në Kuvend ashtu edhe në terren, dhe të ndjeja që miqësia jonë është më e fortë se kurrë, më solli qetësi në zemër.
Jam i lumtur që, pavarësisht angazhimeve të tij të shumta, ai tregon interes dhe kujdes jo vetëm për bashkëkombësit tanë që jetojnë këtu, por për të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Ishte kënaqësi të dëgjoja urimet e tij të mira.
I urova atij jetë të gjatë me shëndet dhe mirësi nga Zoti. Edhe një herë shpreha se lutjet tona janë gjithmonë me ju për të mirën dhe qëndrueshmërinë e atdheut tonë të shenjtë.