Presidenti Gjorgji Ivanov vazhdon të heshtë ndaj letrës së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, në të cilën ai e ka njoftuar për formimin e shumicës së re parlamentare dhe kërkon që të ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së re. Nga kabineti i Ivanovit nuk ka asnjë njoftim nëse do t’ia japë Zoran Zaevit mandatin për formimin e Qeverisë së re. Përgjigja e fundit nga rezidenca e tij në Vodno, ishte se presidenti Ivanov ka pranuar letrën e Xhaferit dhe do të veprojë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. Ndërkohë as nga gazeta zyrtare nuk ka asnjë lajm për fatin e vendimit për zgjedhjen e kreut të ri të Kuvendit, që pritej të publikohet sot në numrin e parë të kësaj jave. Nga ky institucion na thanë që për këtë temë t’i drejtohemi në formë të shkruar drejtorit, prej ku pritet që të marrim edhe përgjigje.
Nga ana tjetër LSDM i ka bërë thirrje kreut të ndërmarrjes “Gazeta zyrtare” që të ndalojë së shërbyeri partisë VMRO-DPMNE dhe të kryejë detyrën në përputhje me ligjet. Këto apele i bëri deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, në një konferencë për shtyp ku paralajmëroi se Qeveria e re do të bëjë reforma në polici dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme do ta vendosin në shërbim të qytetarëve dhe jo të partive.
“Bashkë me profesionistët do ti bëjmë reformat e nevojshme me të cilat do të mundësojmë polici që do ti mbrojë vetëm qytetarët dhe jo interesat e dikujt personale, partiake ose çfarëdoqofshin. Askush më nuk do të guxojë ta keqpërdor policinë nga shtabet partiake dhe në të nuk do të ketë vend për kriminel. Do të sigurojmë polici që në mënyrë joselektive do ta luftojë krimin dhe korrupsionin përmes zbatimit të paanshëm të ligjit për të gjithë. Qeveria e re do të qëndrojë fuqishëm pas dinjitetit personal dhe profesional të të gjithë pjesëtarëve të policisë dhe shërbimeve të sigurisë”, ka thënë Oliver Spasovski, LSDM.
Përndryshe, prej sot ka filluar të rrjedhë edhe afati prej 10 ditëve deri kur Ivanov duhet t’i japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Ai në paraqitjen e tij të fundit kishte kërkuar përsëri garanca si nga liderët partiak ashtu edhe ndërkombëtarët që nuk do të preket sistemi unitar dhe Kushtetuta e vendit.
www.dailymotion.com/embed/video/x5lfexo” width=”480″ height=”270″ frameborder=”0″ allowfullscreen=”allowfullscreen”>[embedded content]
Presidenti dhe gazeta zyrtare heshtin by tvshenjaofficial
Data 24.03.2026
Aktuale
- Cilat janë kompanitë që fituan tenderin për projektimin në Porto Romano! Filiali i kompanisë holandeze në Shqipëri, probleme me pagimin e taksave, çfarë ndodhi
- Policia shqipton 39 gjoba ndaj transportuesve publikë të udhëtarëve
- “Pse u hedh pleh patateve?”- Detaje nga vrasja e dyfishtë në Roskovec, zbardhet dëshmia e djalit të viktimave: Erdha në shtëpi i gjeta të vdekur! Me babanë u zumë para 10 ditësh
- Princi saudit thuhet se ka kërkuar nga Trump “të vazhdojë” luftën me Iranin
- “Kemi kartat ID dhe databazën e e-Albania!”- Sulmet kibernetike iraniane, si i bleu agjenti i FBI-së të dhënat e shqiptarëve me bitcoin nga “Homeland Justice”! Zbardhen bisedat
- Denion Meidani: 24 Marsi – dita kur ndërhyrja e NATO për Kosovën ndryshoi historinë
- Qeveria e RMV reagon për sjelljen në media: Profesionalizmi nuk është opsion, por obligim
- Tre palestinezë të plagosur në sulmin e pushtuesve izraelitë në Bregun Perëndimor

