Nga kabineti i presidentit të shtetit kanë reaguar pas deklaratave të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, se presidenti i shtetit, duhet të bisedojë me homologun grek për çështjen e pasaportave.
Nga Presidenca thonë se presidenti Stevo Pendarovski nuk ka marrë asnjë obligim për të komunikuar autoritetet greke.
“Siç informuam më herët, presidenti Pendarovski ka bërë propozim për tejkalimin e problemit që ka lindur në ndërrimin e dokumenteve personale dhe dokumenteve të udhëtimit, por kjo procedurë është në kompetencë të plotë të Qeverisë dhe Kuvendit. Sa i përket komunikimit me Greqinë, presidenti Pendarovski mund të ndihmojë në këtë proces, por ai nuk ka marrë përsipër ndonjë obligim në atë aspekt”, thonë nga Presidenca.
Data 28.09.2026
Aktuale
- Taravari: Kam biseduar me Mexhitin para se të largohesha nga VLEN-i, i propozova të bëhemi bashkë
- Dita e 121 e revoltës së qytetarëve në Tiranë, protestuesit marshojnë drejt “Qytet Studenti”: Shqipëria po bën revolucion
- Mucunski: Bashkëpunimi me SHBA-në po forcohet
- Çfarë u bisedua në takimin Ahmeti-Taravari?
- Sarajevo Safari: Një dokumentar që zbardh misteret e rrethimit të Sarajevës
- Fatos Geci refuzon të votojë për Deklaratën e Speciales dhe Vlora Çitakun
- Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës
- Taravari: Nonsens është krahasimi i Grubit me Stoilkoviqin, Artan Grubi ka avancuar qindra shqiptarë



