Kandidati për kryetar komune në Çair nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Visar Ganiu mbrëmë realizoi një takim me banorët e lagjës së Tophanes të kësaj komune, transmeton Express.
Ai para të pranishmëve shpalosi projektet të cilat do të jenë prioritet gjatë mandatit të tij katërvjeçar nëse banorët e kësaj komune ia japin besimin për të udhëhequr me këtë komunë.
Ai premtoi realizimin e ‘kontratës’ në gjithë territorin e komunës në të cilën përfshihen projekte me investime në infrastrukturë, arsim, kulturë dhe sport. Ai gjithashtu u përqëndrua në urbanizimin e komunës përfshi edhe legalizimin e objekteve të banimit dhe atyre afariste.
“Ne jemi në fazën kur jemi duke i shqyrtuar të gjitha legalizimet, është procedura në fund. Kuptohet që pas aplikimit të gjitha procedurat për legalizim të objekteve do të thotë ata që kanë apo posedojnë legalizim nëbazë edhe të atyre legalizimeve do të intervenohet edhe në planin në planin detal urbanistik nëtë cilin ne mesiguri se do të bëjmë ndryshime. Kështuqë çdo herë plani detal urbanistik duhet që të jetë konform edhe ndaj planit general urbanistik” – u shpreh kandidati për kryetar të Çairit nga rradhët e BDI-së, Visar Ganiu.
Komuna e Çairit ka ndryshuar ligjin për legalizimin e objekteve të banimit dhe atyre afariste me çrast të gjithë banorëve të kësaj komune do të ju jepet mundësi për aplikime të reja në mënyrë që të zgjidhin problemin e tyre tha kandidati për kryetar në komunën e Çairit Visar Ganiu.
“Kemi ndërruar ligjin kemi vazhduar edhe pak me ligjin do të thotë për aplikime të reja për legalizim dhe pasi të mbarojë gjithë aplikimi do të shikohen të gjitha legalizimet dhe atëherë do të bëhet edhe revidimi i të gjitha objekteve të cilat janë pa legalizim dhe kuptohet do të shkohet me planin e ri detal urbanistik. Në bazë të legalizimeve, në bazë të gjitha atyre dokumenteve vepron komuna” – tha kandidati për kryetar të Çairit nga rradhët e BDI-së, Visar Ganiu.
Përveç ndërtimit të ashensorëve nëpër banesat e komunës së Çairit kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim Visar Ganiu të pranishmëve ju tha se në kontratën e tij ka parashikuar edhe efikasitetin energjetik të ndërtesave të banimit. Sipas tij gjatë mandatit të tij katër vjeçarë do të angazhohet që të gjitha 141 ndërtesat në këtë komunë ti bëjë me efikasitet energjetik. Ajo që është me rëndësi dhe prioritet që duhet bërë gjatë viteve në vazhdim Ganiu tha se duhet regjistruar të gjitha këshillat e banimit sepse në gjithë teritorin e komunës së Çairit këshillat e banimit janë të regjistruara vetëm 20%, që paraqet problem shtesë.
Me projektet infrastrukturore dhe konkretisht me ndërtimin e bulevardit që do të lidh komunën e Çairit me anën përtej Vardarit komuna e Çairit do të jetë shumë më afër qendrës së Shkupit. Ndërsa në bashkpunim me qytetin e Shkupit dhe pushtetin qëndrorë do të mundësohet realizimi i të gjitha projekteve të parapara në programin e kandidatit për kryetar në Çair nga radhët e BDI-së Visar Ganiu, u tha mes tjerash në këtë tubim.