Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz janë bërë homazhe me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK‑së, ku qytetarë, ish-luftëtarë dhe nxënës nga vende të ndryshme të Kosovës kanë bërë thirrje për unitet dhe respekt ndaj sakrificës së dëshmorëve.
Në Prekaz sot kanë bërë homazhe edhe liderët politikë dhe institucionalë.
ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR
“Erdhem këtu në Prekaz…”
Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Prekazi simbolizon sakrificën për lirinë dhe përkujtim se liria është amanet që duhet të ruhet në çdo moment.
VJOSA OSMANI, PRESIDENTE
“Dhe shpresoj shumë që çdo herë që dikush mund të ketë ndonjë dyshim se cila duhet të jetë rruga përpara, të mendojë sakrificën e pikërisht atyre fëmijëve. Fëmijëve të familjes Jashari dhe fëmijëve anë e kënd Kosovës, të cilët u sakrifikuan në mënyrë që ne sot të jetojmë të lirë. Prekazi gjithnjë na përkujton se liria është amanet, dhe këtë amanet duhet ta ruajmë me çdo kusht, në çdo moment, dhe pikërisht kjo na frymëzon në rrugën që e kemi përpara”
Në Prekaz qëndroi edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, i cili theksoi se e kanë nderuar komandantin legjendar Adem Jashari, Hamzën, bacën Shaban dhe të gjithë të rënët e familjes heroike Jashari.
BEDRI HAMZA, KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
“Pas homazheve, vizitova edhe bacën Rifat, në shtëpinë që u bë kala e lirisë, ku çdo gur, çdo rrëfim dhe çdo kujtim dëshmon për sakrificën e jashtëzakonshme për atdheun. Në fjalët e tij të qeta dhe në qëndrimin burrëror ndjehet ende pesha e historisë dhe madhështia e një familjeje që e ktheu qëndresën në betim për liri”
Në odën e Jasharajve ka qëndruar edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË
Ahmeti ka deklaruar se familja Jashari mbetet shembull që duhet ndjekur, frymëzim për të sakrifikuar. /SHENJA/


