Çdokush nga rajoni i Gostivarit që është i interesuar do të mund të vaksinohet pa lajmërim dhe termin. Të hënën fillon vaksinimi në terren në tre pika vaksinimi. Përveç në atë kryesor, në spitalin e qytetit, nga e hëna qytetarët do të vaksinohen kundër Kovid-19 për dy ditë në pikat e kontrollit në Çegranë dhe Vrapçishtë, informon Qendra Shëndetësore në Gostivar.
Orari sipas të cilit do të zbatohet vaksinimi në terren është përcaktuar dhe pritet që të bëhet për rajonin përreth Negotinës, Pollogut.
“Që nga e hëna, nuk ka më termine, siç ishte në pikën në spitalin modular. Nga 12 korriku në ambulancën në Çegranë, përveç vendasve, banorët e Forinës dhe fshatrat përreth mund të vaksinohen. Një ekip mobil do të vaksinojë në fshatin Tumçevishtë. Ekipet do të jenë të pranishme në Vrapçishtë ku mund të vaksinohen banorët e atij rajoni. Ne presim që të marrim udhëzime për hapjen e një pike në Negotinë”, tha dr. Dafina Bogdanoska, koordinatore e pikës për vaksinimin masiv.
Për të shmangur tollovitë, ajo u bën apel qytetarëve që të shkojnë në vendet më të afërta dhe sipas vendbanimit dhe nuk ka pse të vijnë në qytet.
Punonjësit shëndetësorë vlerësojnë se vaksinimi në Gostivar dhe rrethinë, numri i të vaksinuarve tejkalon shtatë mijë, dhe vetëm në dy javët e fundit, gati pesë mijë persona janë paraqitur për imunizim.
Bogdanoska informon se aktualisht janë në dispozicion dy lloje të vaksinave: “Sinovak” dhe “AstraZeneka”.