“Qytetarët i gëzojnë të mirat nga përgjegjësia, e punës së Qeverisë sëudhëhequr nga LSDM-ja e cila për disa muaj realizoi pika kyçe të cilat ishin premtime të Programit ku u zgjidhën probleme shumë vjeçare në kategori të ndryshme të qytetarëve, dhe u siguruan më shumë para për familjet”, transmeton Zhurnal.
Nga sot premtimi për tarifë më të lirë për rrymë është tërësishtë e realizuar.Secila familje mundet që të përdorë tarifën e lirë të rrymës çdo ditë nga ora 14-16, dhe nga ora 22 të shtunën deri të hënën në ora 7.Kjo nënkupton fatura më të lira për rrymën elektrike dhe më shumë para nëpër familje.
Gjithashtu, edhe ndërprerja e taksës radio-difuzive me çka mjaftueshëm ulen shpenzimet për jetesë dhe qëndrojnë më shumë para tek qytetarët.
“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon me përgjegjësi, me punë transparente dhe siguron mundësi për të gjithë dhe para më shumë tek qytetarët. Pas rrumbullakësimit të ndryshimeve në zgjedhjet lokale, kjo qasje e punës vazhdon edhe në nivel lokal ku administratat e reja komunale të udhëhequra nga LSDM-ja do të punojnë me përgjegjësi dhe në interes të qytetarëve” theksohet në komunikatën e LSDM-së.