Prej sot pushon së qeni i vlefshëm vendimi i qeverisë me të cilin ishin të ngrira çmimet e disa produkteve bujqësore, bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, miellit, vajit për gatim, vezëve, orizit, pastave, qumështit dhe produkteve të qumështit. “Shkrihen” edhe çmimet e pelenave për fëmijë, letrës higjienike, pecetave të lagura dhe pecetave higjienike.
Autoritetet sigurojnë se nuk do të ketë rritje të çmimeve të këtyre produkteve dhe nëse kjo ndodh, menjëherë do të merren masat e duhura. Situata monitorohet në baza ditore dhe vlerësimi është se për momentin nuk ka vend për luhatje të mëdha çmimesh.Sipas tij, mosvazhdimi i masës për çmimet e ngrira të produkteve bazë, ndër të tjera, vjen si pasojë e rënies së theksuar të inflacionit në vend, veçanërisht për produktet ushqimore.Vendimi i parë për ngrirjen e çmimeve është marrë më 28 shkurt, kur çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë është ngrirë në 33 denarë, ndërsa më 16 mars Qeveria ka marrë vendim për ngrirjen e çmimeve të disa pastave dhe produkteve të qumështit. Më 21 mars hyri në fuqi vendimi për ngrirjen e çmimeve të orizit dhe vezëve, ndërsa më 5 prill u ngrinë edhe çmimet e 11 llojeve të frutave dhe perimeve.
MARKETING