Për arsye të kuorumit është shtyrë seanca e Këshillit të Prokurorëve. Në mbledhjen e sotme ishin prezent vetëm 7 anëtarë. Megjithatë raportohet së në vend të kryetares së deritanishëm Gordana Geshkovska me Prokurorinë Publike të Shkupit do të udhëheq zëvendësi i saj, Jovan Cvetanovski.
Alsat M prej kohësh ka publikuar se në lojë janë dy skenarë rreth Gordana Geshkovskës. Një mundësi ishte që ajo të mbetej si shefe e prokurorisë themelore të Shkupit edhe gjashtë muaj derisa zgjatë procedura për zgjedhjen, ose vendin e saj pas 15 majit ta zë zëvendësi i saj.

