Sot u ka skaduar mandati kryetarëve të komunave dhe këshilltarëve komunal dhe derisa të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore, komunat do të funksionojnë pa udhëheqës legal, njofton SHENJA.
Nëse për një kohë më të gjatë nuk gjendet një zgjidhje ligjore atëherë nëpunësit komunal, të punësuarit në ndërmarrjet publike komunale dhe ato të shkollave fillore dhe të mesme rrezikojnë të ngelin pa paga. Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për sot ka thirrur një takim kordinativ me përfaqësues të partive parlamentare. Në mbledhje pritet të bisedohet për zgjidhjet ligjore me qëllim të zgjatjes së mandatit kryetarëve dhe këshilltarëve komunal. Sipas informatave të para kjo pritet të realizohet përmes ndryshimeve në ligjin e pushtetit lokal dhe kodin zgjedhor me çka do t’u jepet mandate shtesë drejtuesve komunal. Por për miratimin e këtyre ndryshimeve Kuvendi duhet që në mënyrë të përshpejtuar të ndjek disa procedura. Fillimisht duhet që të konstituohet komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emrimeve, por në këtë seancë ka të paraqitur 40 deputet për diskutim.

