Rruga në drejtim të fshatit Gurgunicë, e cila i përket Komunës së Bërvenicës prej dje pasdite është e bllokuar prej sasisë së madhe të borës. Banorët apelojnë sa më shpejtë të pastrohet rruga prej borës për atë se në fshat jetojnë njerëz dhe fëmijë të sëmurë të cilëve u duhet ushqim dhe barëra të nevojshme, shkruan Meta.
“Këtu ka 400 familje. Sot dëshirojnë të shkojnë 30 familje në Gjermani të cilët erdhën në vendin e tyre të lindjes për kohën e festave të fundvitit. Erdhën prej Komunës së Bervenicës që të pastrojnë por kot, me ekskavator të vogël nuk mund të pastrohet, duhet të sillet aparaturë më e madhe”, njofton Qamil Ferati, banor në fshatin Gurgunicë.
Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Enver Pajziti, thotë se sasia e madhe e borës për shkak të erës së fortë lëshohet prej Malit të Thatë në drejtim të rrugës. Në dy raste e kemi pastruar rrugën, por dje pasdite rruga për në Gurgunicë përsëri u përmbys me borë, thotë Pajaziti. Ai shtoi se ekipi i tyre vazhdimisht punon për pastrim të rrugës dhe sot në teren ashti siç tha ai u dërgua aparatura për pastrim.
Fshati Gurgunicë ndodhet në Malin e Thatë në lartësi mbidetare prej 1.250 metra. Këtu jetojnë mbi 2.500 banorë.