22 June
Enti hidrometeorologjik njofton se nga nesër Maqedonia do të përfshihet nga e ashtuquajtura Faza e Verdhë që nënkupton valën e të nxehtit tropikal. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që qytetarët t’i shmangen ekspozimit të drejtë për drejtë në diell dhe të mos dalin jashtë pa nevojë nga ora 11 deri në ora 17. Po ashtu rekomandohet që të konsumohet ushqim i lehtë dhe lëngje, dhe të shmangen produktet termikisht të pa përpunuara siç është majoneza nga vezët e shtëpisë si dhe kremrat e ndryshëm ndërsa akulloret të konsumohen me kujdes. Të sëmurëve kronik iu rekomandohet që të marrin rregullisht terapinë e caktuar, ndërkaq uji i thjeshtë të konsumohet më shumë.

