Nga nesër do të vendoset në funksion sistemi “Safe City”. Kohë më parë ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski tha se fillimisht do të funksionoj në Qytetin e Shkupit, komunën e Tetovës dhe Kumanovës. Ndërsa në gjithë shtetin sipas Toshkovskit, pritet që të vihet në funksion deri në mesin e 2026-tës, shkruan SHENJA.
“Para se të nis funksionimi formal i sistemit, së paku 1 muaj para, do të fillojmë me periudhën testuese, ku do të informohen qytetarët dhe gjithë shoferët se kanë bërë shkelje të caktuar. Por, formalisht, në pajtim me hyrjen në fuqi të ligjeve që duhet të ndryshohen që të mund të implementohet ky projekt, do të nis më 1 janar 2026. Po punojmë intenzivisht si në ndryshimin e ligjeve”, ka deklaruar ministri Toshkovski.
Shoferët tani do të marrin vetëm paralajmërime, pa gjobë. Sistemi do të zbatohet plotësisht nga janari.
Çdo pronar automjeti, shkelja e të cilit dokumentohet, do të marrë një njoftim me SMS dhe email me një link ku mund të shkarkojë raportin dhe urdhrin e pagesës.
Nga momenti i marrjes, ka një afat prej tetë ditësh për të paguar gjysmën e gjobës.
Pas skadimit, shuma duhet të paguhet e plotë brenda tetë ditëve të ardhshme, përpara se të fillojë procedura e mbledhjes me forcë.
Gjobat mund të paguhen edhe elektronikisht, dhe sistemi do të njoftojë menjëherë Ministrinë e Brendshme se gjoba është paguar.
Data 23.01.2026
Aktuale
- “Vendimi i 2005-s nuk mori formë të prerë”- Dënimi në Greqi, zbardhet shkresa e Irena Gjokës në KLGJ: Nuk u njoftova për procesin! Efektet e ligjit baras me shfajësim
- Snopçe kundër ‘Safe City’: Qeveria po rëndon xhepat e qytetarëve
- Micevski: LSD dhe BDI qëndruan kundër projektit “Qyteti i sigurt”
- Ky është djali i Nait Hasanit, i cili tronditi skenën politike si dyshuari mes të ndaluarve për manipulim votash në Prizren (Emri)
- FOTO/ Çarje në rrugën Qafë Plloçë–Qukës, qarkullimi kryhet me një korsi! Traseja ka pësuar dëmtime si në pjesën qendrore, ashtu edhe në anësore
- VMRO flet për oferta qeveritare, BDI mohon: Nuk ka pasur asnjë takim me Ahmetin
- (VIDEO) Kuvendi miratoi ligjin për kundërvajtje, nga 2 shkurti starton “Safe City”
- Përmbytjet në Durrës, Komiteti i Helsinkit: Shteti të marrë përgjegjësitë! I nevojshëm një plan masash nga qeverisja vendore dhe dëmshpërmblimi i banorëve


