Shkupi dhe Varshava prej 1 qershorit të këtij viti do të lidhen me linjë të drejtpërdrejtë ajrore, kumtoi sot TAV Maqedoni dhe LOT Polish erllajns.
Fluturime të kësaj linje do të ketë pothuajse çdo ditë, përkatësisht gjashtë herë në javë, përveç të dielën, me aeroplanë modernë Embraer. Biletat tashmë janë në shitje, përmes Qendrës së kontaktit të LOT, në faqen e internetit www.lot.com, dhe tek agjentët e shitjes.
Embraerët e LOT çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte do të fluturojnë nga aeroporti “Shopen” në Varshavë në orën 10:35 në mënyrë që të arrijnë në Maqedoni në orën 12:40. Udhëtarët e fluturimit nga Shkupi për në Varshavë do të nisen në orën 13:20. Çdo të marte, të enjte dhe të shunë fluturimi nga Varshava është caktuar për në orën 14:25, ndërkaq arritja në Shkup në orën 16:30. Nisja nga Shkupi është planifikuar të jetë në orën 17:10, përderisa arritja në Varshavë është në orën 19:15. Drejtori i komunikimeve koorporative dhe zëdhënës i LOT, Adrian Kubicki, deklaroi se Shkupi është kompletisht destinacion i ri në ofertën e kompanisë ajrore. Orari i fluturimeve është krijuar në atë mënyrë që udhëtarët të cilët udhëtojnë nga Shkupi të kenë qasje drejt fluturimeve të shpejta dhe të volitshme për lidhje nga aeroporti “Shopen” në Varshavë
drejt destinacioneve në SHBA, Kanada dhe në Evropën Perëndimore. Nga TAV Maqedoni presin që kjo linjë ajrore të tregohet si mjaft e suksesshme.
Data 27.02.2025
Aktuale
- 25 vjetori i Klinikës Zhan Mitrev – Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet themeluesit të klinikës dhe u.d drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare”
- Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?
- Bomba e verës, Conte merr drejtimin e gjigantit italian
- Zgjedhjet e 11 majit, qeveria merr vendimin: Nga data 3 mars ndalohet çdo punësim i ri në administratë! Ja rastet e përjashtimit
- Punësimi i shqiptarëve në institucione, Mickoski: Nuk kanë interes, askush nuk vjen për 25 mijë denarë rrogë
- Rritje natyrore negative dhe rritje e numrit të divorceve
- Nënkryetari Trajanovski, njofton se jep dorëheqje – Reagojnë nga Qyteti i Shkupit: Ai është shkarkuar nga detyra para tre muajsh
- Gjendet e vrarë me thikë shtetasja e huaj në banesën me qira në Tiranë! Trupi i 30 vjeçares do i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore